Shorteu i Kupës së Botës 2023 për femra

Në Aukland të Zelandës së Re u hodh shorteu për Kupën e Botës 2023 për femra. Në këtë event do të marrin pjesë 32 ekipe, nga 24 në turneun e fundit që u luajt në vitin 2019 në Francë.

Në Shkurt do të zhvillohet faza ndërkontinentale e play-of për të përcaktuar 3 përfaqësueset e tjera pjesëmarëse. Eventi do të mbahet nga 20 Korriku në 20 Gusht të vitit tjetër në Australi dhe Zelandë të Re.

Katër herë fituesit e Kupës së Botës për femra, SHBA do të përballen me Holandën, Vietnamin dhe një përfaqësuese që do të dalë nga play-of.

Amerikanet që kanë fituar dy edicionet e fundit u përballën në fianlen e 2019 kundër holandezeve.

Kampionia e Europës Anglia do të ndeshet gjithashtu me një fitues të play-off-it, Danimarkën dhe Kinën në Grupin D, ndërsa fituesja e Kupës së Botës në 2003 dhe 2007 Gjermania do të luajë kundër Marokut, Kolumbisë dhe Koresë e Jugut në Grupin H në 20 korrik-gusht.

Suedia, e renditur e dyta në botë, do të luajë me Afrikën e Jugut, Italinë dhe Argjentinën në Grupin G, ndërsa Franca e pesta në botë është në Grupin F me Xhamajkën, Brazilin dhe një fituese të play-off-it.

Spanja është shortuar me Kosta Rikën, Zambinë dhe fituesen e vitit 2011, Japoninë në Grupin C. Zelanda e Re do të nisë Botërorin e kundër ish-kampioneve të Norvegjisë në Auckland më 20 Korrik dhe do të përballet gjithashtu me Filipinet dhe Zvicrën në Grupin A.

Vendi tjetër organizator, Australia ka si rivale në Grupin B Irlandë, Nigerinë dhe kampionët olimpikë të Kanadasë. Ndeshjet e play-off me 10 ekipe do të zhvillohen në Zelandën e Re nga 18-23 shkurti i vitit të ardhshëm. Portugalia, Tajvani, Tajlanda, Kameruni, Senegali, Haiti, Panamaja, Kili, Paraguai dhe Papua Guinea e Re po garojnë për tre vendet e fundit në finale.

Klan News

Lexo me shume