Shpallet “Miss Globe 2022”, kush është vajza që rrëmbeu kurorën e më të bukurës

Anabel Payano, e cila përfaqësonte Republikën Domenikane është kurorëzuar si Miss Globe 2022 gjatë natës së kurorëzimit të konkursit të mbajtur në Shqipëri të shtunën, më 15 tetor. Eventi u mbajt në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit nën drejtimin e Arjola Shehut.

19 vjeçarja mundi mbi 51 pjesëmarrëse të tjera për t’u bërë gruaja e parë nga Republika Domenikane që fiton në konkursin The Miss Globe nën organizatorin aktual Deliart Association. Anamaria Babau nga Emiratet e Bashkuara Arabe u shpall shoqëruesja e parë ndërsa Drita Ziri nga Shqipëria, shoqëruesja e dytë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by The Miss Globe (@themissglobe)

Thanawan Wigg nga Tajlanda dhe Lam Thu Hong nga Vietnami u shpallën përkatësisht shoqëruese e tretë dhe e katërt.

/abcnews.al

Lexo me shume