Shpërndanin lëndë narkotike në Tiranë, arrestohet grupi i të rinjve

Pesë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi i janë gjetur dhe sekuestruar doza të ndryshme me lëndë narkotike. Blutë njoftojnë se kanë pragosur: R. M., 28 vjeç, N. E., 39 vjeç, E. Zh., 22 vjeç, A. A., 26 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. I arrestuar ka përfunduar edhe Y. A., 41 vjeç, banues në Prishtinë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, në vende të ndryshme, policia iu kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike, të llojit kokainë, cannabis sativa dhe heroinë, të ndara në doza.

Lexo me shume