Shpërthim i fuqishëm në një minierë në Turqi, të paktën 2 të vdekur, dhjetëra të bllokuar nën tokë

Të paktën dy minatorë kanë humbur jetën dhe 50 të tjerë janë bllokuar qindra metra nën tokë pas një shpërthimi të pashpjegueshëm në një minierë qymyri në Turqinë veriore.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dërgoi menjëherë ministrat e tij të brendshëm dhe të energjisë në vendngjarje për të mbikëqyrur përpjekjen e shpëtimit.

Guvernatori lokal Nurtac Arslan u tha gazetarëve se pesë persona ishin bllokuar 350 metra nën tokë dhe 44 të tjerë në një vend tjetër 300 metra nën tokë.

Kryetari i bashkisë së Amasra, Recai Cakir, tha për kanalin televiziv HaberTurk se brenda minierës në momentin e shpërthimit kishte 87 punëtorë.

Të paktën 14 ose u shpëtuan ose dolën vetë nga miniera, tha Cakir. /abcnews.al

Lexo me shume