Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur para pak çastesh në Tiranë.
Gazetarja Dorjana Bezat mëson se lënda plasëse i është vendosur një biznesi (dyqan rrobash) në Sheshin Wilson në kryeqytet.
Nga shpërthimi fatmirësisht ka vetëm dëme materiale.
Policia dhe grupi hetimor po shkojnë në vendin e ngjarjes, për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Do të jetë dëshmia e pronarit/es që do të ndihmojë në identifikimin e autorëve të mundshëm të ngjarjes.
Shpërthimi ka qenë i fortë dhe është ndjerë në disa zona të Tiranës.
Top Channel br> br>Lexo me shume