Shpërthimi i minierës së qymyrit në Turqi, 25 të arrestuar, mes tyre edhe drejtori

Autoritetet turke kanë arretuar 25 persona në lidhje me shpërthimin e 14 tetorit në një minierë qymyri në qytetin Amasra, ku humbën jetën 41 punëtorë.

Mes të arrestuarve është edhe drejtori i minierës, Jihat Ozdemir.

Familjarët e viktimave kishin raportuar se rreth 10 ditë para shpërthimit fatal, minatorët kishin vënë në dukje erën e fortë të gazit. Opozita turke akuzoi qeverinë se nuk ka marrë masat e nevojshme për të parandaluar tragjedinë.

Tragjedia fatale në Amasra zgjoi kujtimet e tragjedisë së vitit 2014 në një minierë qymyri në qytetin perëndimor turk të Soma, ku 301 punëtorë humbën jetën pas një shpërthimi.

/abcnews.al

Lexo me shume