Shpëtim Duro trajner emërohet trajner i Egnatias

Shpëtim Duro emërohet trajner i Egnatias pak orë pas largimit të Edlir Tetovës.

Trajneri kryeqytetas, sezonin e kaluar në stolin e Laçit nga ku u largua pas ndeshjeve europiane, ka marrë drejtimin e bardhjesjilëve që momentalisht gjenden në vendin e 6 në klasifikimin e Superiores me 9 pikë.

Prej tre ndeshjesh pa fitore dhe me një humbje që djeg si ajo ndaj Teutës të shtunën, Egnatia po kalon një moment jo shumë pozitiv pas startit pozitiv të sezonit.

Emërimi i Duros shton më shumë eksperiencë në klubin rrogozhinas që këtë sezon kërkon zonën europiane.

Lexo me shume