Shtëpi bari në Shkodër/ Jepet masa e sigurisë për 16 të arrestuarit, tre lihen në burg (Emrat)

Tre nga 16 të arrestuarit gjatë operacionit në një shtëpi bari në Shkodër janë lënë në burg.

Masa e sigurisë për 16 të arrestuarit e operacionit “Qarku” që u zhvillua në Shkodër u dha këtë të shtunë.
Një shtëpi bari e zbuluar pak ditë më parë në Shkodër çoi në arrestimin e 16 personave, ndërsa sot iu shtuan listës babë e bir.

Arrestimi i tyre ndodhi në fazën e katër t të operacionit Qarku, ndërsa në të gjitha fazat kanë rënë në pranga në total 26 persona.
Në burg u lanë Pjetër Gjoni, Roland Gioni dhe Danjela Hasani, të tre të përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit.
1-Zef Gjoni, 56 vjeç, banues në Bleran, Bardhaj, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, arrest shtëpie;
2- Pjetër Gjoni, 31 vjeç  banues në lagjen Bleran, fshati Bardhaj , Njësia Administrative Rethina‚Shkodër, arrest burg;
3- Elvis Gjoni, 24 vjeç banues në Bleran, Bardhaj, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, arrest shtëpie;
4- Roland Gioni, 22 vjeç, banues në lagjen Bleran, fshati Bardhai, Njësia Administrative Rethina ,Shkodër, arrest burg;
5- Flora Gioni 29 vjeçe banues në Bleran, Bardhaj, Shkodër, detyrim paraqitje;
6 – Antoneta Gjoni 55 vjeçe banuese në Bleran, Bardhaj, Shkodër, detyrim paraqitje;
7- Danjela Hasani, 42 vjeçe banues në Kombinat, Tirane, arrest me burg;
8- Drita Cuni 45 vjeçe banuese në Kamëz, detyrim paraqitje;
9-Dorentina Hoxha 34 vjeçe  banuese në Mamurras, detyrim paraqitje;
10- Franga Gini 52 vjeçe banuese në Kamëz, Tiranë, detyrim paraqitje;
11- Hurme Bafti, 47 vjeçe banuese në Kamëz, Tiranë, detyrim paraqitje;
12- Mimoza Hoti, 51 vjeçe banues ne Kombinat, Tirane, detyrim paraqitje;
13- Elida Doku 43 vjeçe banuese ne Fushe Krujë, detyrim paraqitje;
14- Blerina Meta, 37 vjeçe banuese ne fshatin Larushk, Fushë-Kruje, Krujë,  detyrim paraqitje;
15- Valbona Haka, 45 vjeçe banuese ne fshatin Nikel, Fushe Krujë, detyrim paraqitje dhe
16- Fatime Baftaj 53 vjeçe  banuese ne Kamëz, detyrim paraqitje.
Si u zbulua kultivimi i lëndëve narkotike dhe të arrestuarit:
Policia e Shkodrës zbuloi sot detaje të reja të megaoperacioni ‘Qarku’, që çoi në zbulimin e shtëpisë së barit në fshatin Bardhaj.
Burime zyrtare thanë se shtëpia ku u gjet lënda narkotike në proces tharjeje dhe lëndë narkotike të thatë, me peshë totale 86 kilogramë kanabis, ishte në pronësi të 31-vjeçarit Pjetër Gjoni, ndërsa në të u arrestuan në flagrancë duke përpunuar lëndën narkotike, 10 persona, të gjitha gra.
Njëra prej këtyre shtetaseve, konkretisht Danjela Hasani, 42 vjeçe, banuese në Kombinat, Tiranë, e dënuar edhe 3 herë të tjera më parë po për këtë veprimtari kriminale, kishte rolin e organizatores. Ajo gjente punëtore, kryesisht nga Tirana dhe Kruja, për të përpunuar kanabisin.
Po gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit:
Zef Gjoni., 56 vjeç dhe Antoneta Gjoni, 55 vjeçe (bashkëshortë) dhe 3 djemtë e tyre, shtetasit: Elvis Gjoni, 24 vjeç, Roland Gioni 22 vjeç dhe Pjeter Gjoni, 31 vjeç, si dhe shtetasja Flora Gioni, 29 vjeçe, bashkëshortja e shtetasit Pjeter Gjoni. Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi Fabion Gjoni 31 vjeç 31 vjeç.
Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Pjetër Gjoni, grumbullonte bimë narkotike kanabis për përpunimin dhe përgatitjen për shitje. Këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Në vijim të kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 86 kilogramë kanabis, dy ventilatorë që shërbenin për tharjen e bimëve narkoitke, 3 automjete dhe 15 aparate celulare.

Top ChannelLexo me shume