“Shtëpi bari” në Shkodër, policia konferencë: Organizatorja një 42-vjeçare, si funksiononte laboratori i drogës

Ditën e djeshme u zbulua një “shtëpi bari” në fshatin Bardhaj të Shkodrës.

Gjatë aksionit policor u sekuestruan rreth 86 kg kanabis dhe u arrestuan 16 persona. Një tjetër u shpall në këerkim.

Drejtroia Vendore e Policisë së Shkodrës ditën e sotme në një deklaratë për mediet ka dhënë detaje lidhur me laboratorin e drogës në Shkodër.

Në një deklaratë për mediet drejtuesi i parë Hamdi Fjora tha se nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Pjetër Gjoni, 31 vjeç, janë gjetur sasi lënde narkotike në proces tharjeje dhe lëndë narkotike të thatë, me peshë totale 86 kilogramë kanabis.

Në krye të grupit qëndronte një 42-vjeçare banuese në Kombinat, Tiranë, e cila ishte dënuar 3 herë për të njëjtën veprimtari.

Operacioni “Qarku” u zhvillua në katër faza.

Mbi bazën e informacioneve të mara në rrugë operative, është organizuar dhe finalizuar faza e katërt e megaoperacionit, e zhvilluar në lagjen “Bleran” të fshatin Bardhaj, njësia administrative Rrethina Shkodër, ku u arrestuan në flagrancë 16 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 tjetër.

U kapën në flagrancë duke përpunuar lëndën narkotike 10 shtetase.

Emrat:

1.Danjela Hasani, 42 vjeçe banues ne Kombinat, Tiranë

2.Drita Çuni, 45 vjeçe banuese ne Kamëz

3.Dorentina Hoxha 34 vjeçe banuese ne Mamurras

4.Franga Gini 52 vjeçe banuese në Kamëz, Tiranë

5.Hurme Bafti, 47 vjeçe banuese në Kamëz, Tiranë

6.Mimoza Hoti, 51 vjeçe banues në Kombinat, Tiranë

7.Elida Doku 43 vjeçe banuese në Fushë-Krujë,

8.Blerina Meta, 37 vjeçe banues në fshatin Larushk, Fushë-Krujë

9.Valbona Haka, 45 vjeçe banuese në fshatin Nikel, Fushë-Krujë,

10.Fatime Baftaj 53 vjeçe banues në Kamëz

Njëra prej këtyre shtetaseve, konkretisht shtetasja Danjela Hasani , 42 vjeçe, banuese në Kombinat, Tiranë, e dënuar edhe 3 herë të tjera më parë po për këtë veprimtari kriminale, kishte rolin e organizatores. Ajo gjente punëtore, kryesisht nga Tirana dhe Kruja, për të përpunuar kanabisin.

Po gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit:

Zef Gjoni, 56 vjeç dhe Antoneta Gjoni, 55 vjeçe (bashkëshortë) dhe 3 djemtë e tyre, shtetasit:

Elvis Gjoni, 24 vjeç, Roland Gjoni, 22 vjeç dhe Pjetër GJoni, 31 vjeç, si dhe shtetasja Flora Gjoni, 29 vjeçe, bashkëshortja e shtetasit Pjetër Gjoni.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi Fabion Gjoni, 31 vjeç, djali tjetër i bashkëshortëve Zef dhe Antoneta Gjoni.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Pjetër Gjoni grumbullonte bimë narkotike kanabis për përpunimin dhe përgatitjen për shitje.

Këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në vijim të kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 86 kilogramë kanabis, dy ventilatorë që shërbenin për tharjen e bimëve narkoitke, 3 automjete dhe 15 aparate celulare.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, të kryera në bashkëpunim.

Lexo me shume

“Shtëpi bari”në Shkodër, policia konferencë: Organizatorja një 42-vjeçare, si funksiononte laboratori i drogës

Ditën e djeshme u zbulua një “shtëpi bari” në fshatin Bardhaj të Shkodrës.

Gjatë aksionit policor u sekuestruan rreth 100 kg kanabis dhe u arrestuan 15 persona.