Shtyhet seanca për Berishën, mbrojtja kërkon sërish përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka_664359422ff33.jpeg

Shtyhet seanca për Berishën, mbrojtja kërkon sërish përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

Gjykata e Posaçme shtyu për në 21 maj seancën e radhës për informacionin 2-mujor të SPAK për hetimin ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezin.
Avokatët i kanë kërkuar gjyqtares Irena Gjoka të heqë dorë nga procesi, duke i paraqitur edhe një kopje të njehsuar të vendimit të Gjykatës se Athinës të vitit 2004 për ndalimin e saj në zonën Shengen për 10 vite, si edhe gazetën greke “Protothema” që e ka publikuar.
Avokatët e Malltezit kanë kërkuar revokim të masës “arrest në shtëpi” për klientin e tyre. Gjykata nga ana e saj ka shtyrë seancën për t’i dhënë kohë avokatëve të Berishës për parashtrimet e tyre.
Që prej izolimit të tyre në shtëpi Sali Berisha e Jamarbër Malltezi kanë kërkuar zëvendësimin dhe shfuqizimin e kësaj mase në të tre shkallët e gjykimit, beteja që kanë rezultuar të dështuara.

Burimi