Si do të ndikojë rënia e euros nën 100 lekë tek bizneset shqiptare?_664363adc2cd9.jpeg

Si do të ndikojë rënia e euros nën 100 lekë tek bizneset shqiptare?

Ndonëse disa muaj më parë diskutimet ishin nëse rënia e euros do të barazohej në 100 lekë, ky trend ka ndryshuar. Në emisionin Ekonomia 3D u diskutua se çfarë do të shkaktoj në mbarëvajtje e bizneseve dhe të ekonomisë nëse 1euro arrin nën 100 lekë.
Artan Gjergji Ekspert Ekonomie: “Padyshim që problematikën në forcimin e lekut, ndikon eksportuesit. Eksportuesit tani kanë efektet më negative të kësaj lloj qasje në treg”.
Ndërsa sipas ekspertit të ekonomisë Zef Preçi, zhvlerësimi i euros do të përkthehet në më pak fitime: “Zhvlerësimi i euros në tregun e brendshëm bën që këtyre kompanive tu pakësohen fitimet. Atëherë këto kompani synojnë që të mbartin efektin e kësaj krize tek të punësuarit, pra rrisin intensitetin në punë, ku përkeqësohet statusi social ekonomik i të punësuarëve në sektorin fason”.
Por a është ky një stabiliteti i ri i euros?
Artan Gjergji Ekspert Ekonomie: “Para dy vjetësh stabiliteti i kërkesë ofertës për valutë të huaj ishte niveli 125lekë, vjet ishte 105 lekë. Pyetja është “A është stabiliteti i ri niveli 100 lekë?”, gjithë debate këtu është që ky stabiliteti i ri, pra ky niveli i ri a do jetë afatgjatë, a do qëndrojë këtu, a do vazhdojë të kemi influske turiste të mëdha, a do kemi eksporte të shërbimeve të IT”.

Burimi