Si ndihmon amnistia në luftën kundër pastrimit të parave? Përgjigjet Balluku

FMN ka dalë kundër amnistisë fiskale. Do të vazhdoni apo jo me amnistinë, pavarësisht të gjitha paralajmërimeve, përfshirë Dhomën Amerikane të Tregtisë.

Si ndihmon amnistia në luftën kundër pastrimit të parave?

Balluku: Jemi konsultuar me 500 mijë qytetarë të një vendi që ka 3 milion qytetarë. Amnistia është shumë e rëndësishme për ne. Më shumë se 1/6 e popullsisë është përgjigjur nëse duhet apo jo amnistia fiskale. Ky është një vend që vjen nga një e shkuar komuniste dhe shumë prej nesh kanë shkuar në emigracion. Para të cilat kanë dalë dhe janë mbajtur nëpër shtëpi pa pasur asnjë lloj mundësi që t’i legjitimojnë. Çfarë do të përfitojë vendi jonë? Do të përfitojë pastrimin e parave të pastra të bëra nga puna, por qe nuk kanë pasur mundësi të derdhen në banka. Paratë e shqiptarëve, këtë përfiton vendi ynë. Ne po mësojmë nga vendet evropiane për të bërë një proces sa më të mirë, që nuk do binte ndesh me interesat e tyre por as me nevojën dhe dëshirën e shqiptarëve.

ne perditesim…

Lexo me shume