“Si të përgatisësh një ndeshje si El Clasico?”, ja si përgjigjet Ancelotti

Carlo Ancelotti doli para medieve në prag të “El Clasico-s” që do luhet të dielën në orën 16:15 në Bernabeu.

I pyetur nga gazetarët se si përgatitet një sfidë si “El Clasico”, trajneri i Real Madrid theksoi se përgatitjet bëhen njësoj si të gjithë të tjerat, përveç faktit që në takimin me Barcelonën shtohen edhe aspektet emocionale si dhe presioni.
“Ndeshjet janë të përgatitura si gjithmonë. Janë dy skuadra të shkëlqyera. Si të gjitha klasiket është një ndeshje e veçantë, por përgatitet njësoj si të tjerat. Duhet të shtoni aspekte emocionale, presion…”-deklaroi Ancelotti./ Super Sport

Top ChannelLexo me shume