Siim Sikkut: Shqipëria, një shembull i favorshëm për të qenë lider digjitalizimi në rajon!

Më 21 tetor, Tiranën e vizitoi njeriu më ndikues në botë mbi qeverisjen digjitale, Ish-Shefi i Informacionit të Estonisë, Z. Siim Sikkut.

Kjo u bë e mundur falë IuteCredit Albania, kompania e financave me origjinë estoneze, e cila zhvilloi konferencën “Shoqëritë digjitale: përvoja estoneze në Shqipëri”, si një kontribut për vendin dhe shoqërinë shqiptare drejt rrugës së digjitalizimit, por edhe si ndihmë ndaj sulmeve të fundit kibernetike që vendi po kalon.
Siim Sikkut u shpreh se, ndonëse vendi ynë mund të ndihet mbrapa krahasuar me Estoninë, revolucioni që Shqipëria ka nisur me e-Albania dhe digjitalizimin e shumë shërbimeve financiare, e bën situatën mjaft optimiste.

Për sa i përket sulmeve kibernetike, Sikkut u shpreh se Shqipëria ka një avantazh: duke qenë anëtare e NATO, mbështetja dhe infrastruktura digjitale që ajo mund të aksesojë në rast sulmi, i jep garanci të shtuara vendit tonë për të ecur para me digjitalizimin total të shërbimeve.
Të pranishëm në konferencë ishte edhe Bashkëthemeluesi dhe Drejtorin Ekzekutiv i IuteCredit Group, Grupi ndërkombëtar i mikrofinancave me origjinë estoneze, Z. Tarmo Sild, i cili shpalosi risitë më të fundit që platforma IuteCredit ofron për të gjithë klientët e tyre dhe planet e Grupit për investimet në Shqipëri. Një përvojë tjetër e prekshme u ofrua edhe nga Z. Tarmo Tikerpae, Menaxheri Inxhinierik i Të Dhënave & Analizave në IuteCredit, i cili shpjegoi impaktin që kanë patur zhvillimet digjitale të Estonisë, në jetën e tij si individ, profesionist por edhe si familjar.
Kjo konferencë bëri bashkë miqtë nga Estonia me përfaqësues nga institucionet shtetërore shqiptare si Z. Denis Derralla nga Banka e Shqipërisë, Zëvendës Kryetaren e Bashkisë Tiranë, Znj. Anuela Ristani, Kryetarin e Komisionit të Ekonomisë & Financave, Z. Eduard Shalsi, Zëvendës Ministrin e Financave Z. Besart Kadia dhe Drejtoren e Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Certifikimit Elektronik dhe Sigurisë Kibernetike, Znj. Vilma Tomco. Përvoja.
Në mbyllje të konferencës, përvoja e ndarë nga të gjitha palët u cilësua edhe si një takim i parë i një mundësie bashkëpunimi më afatgjatë, ku Shqipëria shfrytëzon maksimalisht potencialin e saj për të revolucionarizuar shërbimet publike dhe praktikat ekonomike.
Konferenca u ndoq me shumë interes edhe nga studentë dhe akademikë të Fakulteteve të Inxhinierisë dhe Shkencave Kompjuterike dhe të komunikimit nga Universitete private dhe publike.

FOTO GALERI
1/3

Top ChannelLexo me shume