Silvana nga Franca: Në Shqipëri komandonin të tjerët, familja e burrit

Silvana,  një telefonuese nga Franca, pati një telefonatë interesante sot në “Aldo Morning Show” në Tv Klan teksa hyri duke i kërkuar ndihmë teknike moderatorit dhe gazetareve për televizorin. Ndërsa kjo situatë u kalua me sukses, Silvana, e cila për shkak të orarit të punës nuk kishte mundur të dëgjonte temën e ditës për rrjetet sociale të përbashkëta të çifteve, u informua për të në transmetim të drejtëpërdrejtë. Ajo shprehet se është një temë e vështirë, për të cilën do të ishte më e lehtë të përgjigjej nëse do të kishte qenë në Shqipëri, kur situata e saj ishte ndryshe.

Silvana: Të gjitha i kemi bashkë këtu, s’kemi asgjë të ndarë.

Megi Latifi: Po pse, në Shqipëri jo, kur ishit?

Silvana: Në Shqipëri, ça të them tani… pak, jo dhe aq shumë. Se komandonin të tjerët, komandonin familja e burrit, është shumë normale. Kam shumë respekt dhe i kujtojmë gjithmonë ata, por ishin ata në krahët tona.

Aldo: S’komandoje dot vetë me pak fjalë.

Silvana: Absolutisht. Sot i kemi të dy, kemi një bankë të përbashkët, çdo gjë i bëjmë vetë.

Aldo: Edhe rrjetet sociale, Facebook e këto i keni bashkë?

Silvana: Në rrjetet sociale  po.

Aldo: Ah, domethënë s’ka asgjë për të fshehur?

Silvana: Unë e di se çfarë ka ai në rrjetet sociale dhe ai e di se çfarë kam unë./tvklan.al

Lexo me shume