Simptomat e helmimit nga ushqimi dhe si ti trajtojmë

Në shumicën e rasteve, helmimi nga ushqimi vjen duke ngrënë ushqime të kontaminuara me baktere, siç është salmonella, E. Coli apo ndonje virus tjetër.

Ushqimi mund të kontaminohet në shumë mënyra duke mos e gatuar tërësisht ushqimin (veçanërisht mishrat), duke e lënë ushqimin të qëndrojë shumë gjatë pas gatimit dhe para se ta hani, duke mos e ri-nxehë mirë pas gatimit paraprak, ose duke mos e ruajtur në temperaturë të duhur.
Ushqimi gjithashtu mund të kontaminohet edhe nëse gatuhet nga dikush i sëmurë apo me duar të pisëta.

Cilat janë simptomat e helmimit nga ushqimi?

Simptomat e helmimit nga ushqimi zakonisht fillojnë brenda një apo dy ditëve pasi keni ngrënë ushqim të kontaminuar, pavarësisht se mund të fillojnë në çfarëdo periudhe mes disa orëve pasi kenë ngrënë ushqimin apo disa javë më vonë.
Simptomat përfshijnë marramendje, vjellje, dhimbje stomaku, humbje të energjisë, humbje të urisë, temperaturë të lartë dhe në disa raste diarre.

Sa zgjasin simptomat e helmimit nga ushqimi?

Në Mbretërinë e Bashkuar, kampilobakteri është shkaktari më i zakonshëm i helmimit nga ushqimi. Bakteret kryesisht gjenden në mish të papjekur, në qumësht të pasterelizuar apo në ujë të papastër.
Periudha mes ngrënies së ushqimit të kontaminuar dhe fillimit të simptomave për helmimin e shkaktuar nga kampilobakteri është zakonisht mes dy dhe pesë ditëve. Simptomat zakonisht zgjasin më pak se një javë.

Bakteret salmonella gjenden gjithashtu në mish të papjekur, në vezë të papjekura mirë, në qumësht dhe në produkte tjera të bulmetit. Simptomat zgjasin rreth katër deri në shtatë ditë.

Bakteret E.coli gjenden në sistemin e tretjes të shumë kafshëve, duke i përfshirë njerëzit. Shumica e helmimeve të ushqimit nga E.coli ndodhin pasi hanë qofte apo hamburgerë të papjekur mirë, ose konsumojnë qumësht të pasterelizuar.
Simptomat e helmimit të ushqimit nga kjo baktere zgjasin për disa ditë, ose edhe disa javë.

Si trajtohet helmimi nga ushqimi

Shumicës së njerëzve nuk u duhet ndonjë trajtim i veçantë. Derisa të ndiheni më mirë, rekomandohet të pushoni dhe të pini shumë lëngje për të parandaluar dehidratimin. Kur filloni të ndiheni më mirë, preferohet të hani ushqime të lehta.
Megjithatë, nëse simptomat nuk përmirësohen dhe keni probleme më serioze, është mirë që urgjentisht të konsultoheni me doktorin.

Lexo me shume