Rayo Vallecano e Ivan Balliut befason në fundin e sfidës Atleticon e Madridit në “Wanda Metropolitano”, duke marrë një pikë me shumë vlerë në javën e 10-të të La Ligas. Në minutën e fundit të kohës së rregullt, një futbollist vendës prek topin me dorë, me gjyqtarin kryesor që akordoi penallti pas konsultimit me sistemin VAR.
Deri në këto momente skuadra e Simeones po udhëhiqte falë golit të shënuar nga Alvaro Morata që në minutën e 20-të, i shërbyer nga Griezmann.
Ekzekutimin e 11-metërshit e mori përsipër sulmuesi me shumë përvojë, Radamel Falcao, i cili e dërgoi topin atje ku Oblak nuk do të kishte asnjë mundësi për ta ndalur.
Dy pikë të humbura nga “Los Colchoneros” përballë skuadrës ku luan anësori shqiptar Balliu, një pikë e në krahun e djathtë, sidomos në aspektin mbrojtës.
br> br>Lexo me shume