SONDAZHI/ Garë e fortë, kush kryeson tani për demokratët si kandidaturë e mundshme për Tiranën

Shqipëria është futur tashmë në fushatën e zgjedhjeve lokale të pranverës së vitit të ardhshëm edhe pse deri më tani nuk është dekretuar ende data. Për Tiranën, nga maxhoranca ka një emër të pritet të rikandidojë, siç është Erion Veliaj, ndërsa është me shumë interes që kush do të dalë përballë nga demokratët.

Në sondazh mund të merrni pjesë KËTU

Deri më tani janë disa emra të përfolur, përfshi edhe të tjerë të katapultuar apo vetëshpallur, të cilën kërkojnë të përfaqësojnë demokratët në këto zgjedhje në Tiranë.

Emrat më të përfolur janë mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, i cili vjen nga shoqëria civile si edhe Jorida Tabaku, Gerti Bogdani, Belind Këlliçi, Julian Deda apo Fatbardh Kadilli.

Për marrë një mendim të qytetarëve në lidhje me këta emra, prej dy ditësh, abcnews.al është duke zhvilluar një sondazh online në faqe, në të cilin deri më tani kur po shkruhen këto radhë kanë marrë pjesë 4 645 veta.

Deri më tani, si alternativa më e kuotuar është mjeku Ilir Alimehmeti me 24% dhe më pas renditen njeri pas tjetrit Jorida Tabaku me 21%, Belind Këlliçi me 17%, Gerti Bogdani me 16%.

Interesant është fakti se 11% e pjesëmarrësve në sondazh kanë zgjedhur alternativën “Tjetër” duke mos pëlqyer asnjë kandidat nga të mësipërmit.

Detaje të tjera të sondazhit do të shpallen sonte në emisionin “Log.”, ora 21:00 në ABC, ku i ftuar do të jetë Ilir Alimehmeti.

Në sondazh mund të merrni pjesë KËTU

/abcnews.al

Lexo me shume