Sondazhi, shqiptarët i japin notë negative SPAK-ut

Edhe 7 vite pas nisjes se saj Reforma në Drejtësi nuk ua ka kthyer shqiptarëve besimin tek drejtësia. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania se si funksionon drejtësia sot krahasuar me 5 vite më parë, 35.4% e tyre mendojnë se asgjë nuk ka ndryshuar madjecme te shumte jane ata qe mrndojne sr gjerat kane vajtur keq, sesa ata qe mendojne se kane shkuar mire.

28.1% janë shprehur se sistemi jonë i drejtësisë është përkeqësuar. 6.7% e të pyeturve mendojnë se drejtësia është shumë me keq se sa ka qenë 5 vite më parë.

Vetëm 27.3% e të pyeturve mendojnë se sistemi i drejtësisë me reformimin është më mirë. Ndërsa shumë më mirë mendojnë vetëm 0.1%, një shifër shumë e ulët.

Shifrat nuk duken aspak premtuese as për të ardhmen e drejtësisë në vendin tonë. Të pyetur se si e shohin shqiptarët sistemin e drejtësisë 5 vite më vonë, vetëm 31.1% janë përgjigjur më mirë, shumë më mirë e shohin vetëm 0.2% e tyre, ndërsa 29.9% mendojnë se nuk do të ndryshojë asgjë.

25.4% mendojnë se drejtësia pas 5 vitesh do të jetë më keq dhe 5.6% mendojnë se do të jetë shumë më keq.

Shifrat nuk jane me te mira as per prokurorine e posatçme. 35.3% e shqiptarëve mendojnë negativisht për SPAK. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, shumica e kanë vlerësuar negativisht punën që ka bërë SPAK deri më tani. 7.2% e të pyeturve janë shprehur shumë negativisht, ndërkohë që 27.5% e shqiptarëve janë shprehur neutral.

26.2% e tyre e kanë parë pozitivisht punën e SPAK dhe vetëm 0.2% e tyre e shohin shumë pozitivisht punën e SPAK.

Gjetjet janë të Barometrit në Euronews Albania, realizuar gjatë periudhës 9-21 shtator 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.

Reforma në Drejtësi në këto 5 vite, ia ka dalë të fitojë besimin e socialistëve, por nuk mund të themi të njëjtën gjë kur bëhet fjalë për demokratët. Të pyetur për ecurinë e kësaj reforme në këto 5 vite, tek ata që mendojnë se drejtësia ka ecur mirë, mbizotërojnë ata që janë votues të PS-së me 55.4%, ndërsa votuesit e së djathtës zënë vetëm 8.2%.

Por demokratët mbizotërojnë tek ata që mendojnë se drejtësia 5 vitet e fundit ka ecur keq me 65.9%, ndërsa socialistët zënë 7.2% në këtë kategori. Reforma në drejtësi ka arritur të sigurojë besimin e socialistëve. Por jo të demokratëve të cilët besojnë se drejtësia edhe në 5 vitet e ardhshme do të vijojë të jetë e munguar. Tek ata që mendojnë se në 5 vitet e ardhshme drejtësia do të ecë keq, janë 62% votues të PD-së dhe vetëm 6.1% votues të PS-së. Ndëkohë tek ata që besojnë në ecurinë e Refomës në Drejtësi, 63.5% e zënë votuesit e PS-së dhe vetëm 7.5% janë votues të PD-së.

Lexo me shume