Sot 15 raste të reja me Covid-19, të shtruar në spital vetëm 2 pacientë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë regjistruar 15 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë humbje jete. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 16 qytetarë, në spitale po marrin trajtim mjekësore 2 pacientë, ndërsa raste aktive në të gjithë vendin janë 243.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 485 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 15 qytetarë, në këto bashki:

7 në Tiranë, 2 në Fier, nga 1 qytetarë në Fushë Arrëz, Kavajë, Delvinë, Tepelenë, Berat, Kuçovë.

Janë 243 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 16 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,773 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 22 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 15

Të shëruar në 24 orë 16

Të shtruar në spitale 2

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 485

Testime totale 1,993,378

Raste pozitive 331,608

Raste të shëruara 327,773

Raste Aktive 243

Humbje jete 3,592

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 169

Fier 20

Vlorë 13

Berat 12

Gjirokastër 7

Shkodër 7

Elbasan 5

Durrës 5

Dibër 3

Lezhë 2

Lexo me shume