Sot Ballkani-Sivaspor, trajneri Daja: Përballje e vështirë për Conference League

Mbrëmjen e sotme luhen ndeshjet e raundit të katërt të fazës së grupeve të Conference League dhe si rrallë ndonjëherë futbolli mbarë shqiptarë prezantohet në këtë fazë të kupave të Europës nga klubi nga Suhaereka Ballkani.

Paraqitja e skuadrës nga Kosova nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja ka qenpë e denjë për të mos u konsideruar thjesht pjesëmarrje në këtë fazë, pasi nga tre ndeshjet e zhvilluara deri më tani ata kanë arritur që me një fitore dhe një barazim të kryesojnë grupin duke lënë pas me golavarskuadra si Sllavia e Pragës apo Sivaspori, kundërshtari ndaj të cilit ata morën edhe fitoren e parë në këtë fazë, javën e shkuar.
Mbrëmjen e sotme Ballkani dhe turqit e Sivasporit do të jenë sërish përballë njëra tjetrës, por këtë herë në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Trajneri Daja e ka cilësuar këtë përballje si më të vështirë se ajo që u luajt në Turqi, duke kërkuar përqëndrim maksimal ndaj futbollistëve të tij.

Një fitore e mundshme e kampionëve të Kosovës në ndeshjen e sotme, do të forconte më tej figurën dhe imazhin e Ballkanit, i cili edhe kësisoj ka arritur një sukses historik për futbollin kosovar dhe atë shqiptar dhe ndoshta do t’I linte ende në krye të grupit G, një grup i hekurt ky edhe për nga mënyra se si kanë shkuar ndeshjet deri më tani, pasi të katërta skuadrat Ballkani, Sivaspori, Sllavia e Pragës dhe Cluzhi janë me nga 4 pikë.
Kjo ndeshje starton në orën 21:00 dhe të gjithë do të kenë mundësinë ta ndjekin ashtu si edhe ndeshjet e tjera të Conference League drejtpërdrejtë dhe Ekskluzivisht në Digitalb.

Top ChannelLexo me shume