Sot mblidhet Kongresi i Partive Socialiste Europiane, Balla zbardh çështjet që do të diskutohen në Berlin

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka zbardhur çështjet e diskutimit të Kongresit të Partive Socialiste Europiane (PES) që do të mbahet sot në Berlin.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Balla, i cili do të marrë pjesë në kongresin e socialistëve europianë deklaron se forcat politike progresiste nga mbarë Europa mblidhen sot së bashku të diskutojnë sfidat me të cilat përballet Europa: inflacioni i luftës dhe çmimet e larta të energjisë, degradimi i sigurisë ndërkombëtare, ndryshimet klimatike dhe sfidat sociale.
“Forcat politike progresiste nga mbarë Europa mblidhemi sot sëbashku të diskutojmë sfidat me të cilat përballet Europa: inflacioni i luftës dhe çmimet e larta të energjisë, degradimi i sigurisë ndërkombëtare, ndryshimet klimatike dhe sfidat sociale.

Olaf Scholz Magdalena Andersson Sanna Marin Pedro Sánchez Pérez-Castejón António Costa Edi Rama Robert Abela Iratxe Garcia Perez”- shkruan Balla.

Top ChannelLexo me shume