Një mjek gjerman po vuan dënimin në burg, pasi ka vrarë të dashurën e tij.
Kirurgu Dr. Andreas David Niederbichler, 46 vjeç, u dënua me nëntë vjet burg në vitin 2019 për përdhunim dhe dëmtim të rëndë trupor që rezultoi në vdekje, pasi detyroi 38-vjeçaren Yvonne M. të merrte mbidozë kokaine, të cilën e kishte vendosur në organin e tij gjenital.
Siç shkruajnë mediet e huaja, Yvonne, gjatë seksit oral me mjekun mori mbidozë kokaine.
Mjeku ka thënë në gjykatë se e dashura e tij e dinte se në penis kishte kokainë.
Sakaq, gjykata hodhi poshtë pretendimet e mjekut dhe gjykatësi vendosi që Niederbichler duhet t’i paguajë 13,280 euro kompanisë së sigurimeve për trajtimin mjekësor të Yvonne para se të vdiste.
Para se të burgosej, Niederbichler punonte kirurg në Spitalin Ameos në qytetin e Halberstadt, 60 milje jashtë Hanoveri. Yvonne ishte paciente e tij përpara se të dy të nisnin lidhje romantike, e cila përfundoi me vdekjen e saj në shkurt të 2018-ës.
Tre gra të tjera që kryen marrëdhënie seksuale me mjekun raportuan se kishin marrje mendsh pas takimit të tyre, ndërsa njëra prej tyre u përfshi në dy aksidente automobilistike pas një takimi.
Një tjetër raportoi gjendje të fikëti dhe kriza nervore.
Deklarata e babait të viktimës
Babai 64-vjeçar i Yvonne M, i identifikuar vetëm si Jürgen M, tha për Bild se vajza e tij ishte paciente e Dr Niederbichler dhe se ai është i bindur se i dyshuari e zgjodhi qëllimisht atë si viktimën e tij të supozuar.
/abcnews.al/
br> br>Lexo me shume