Sporting kampion në Portugali, Mihaj jep një…dorë_6639f1cc6b609.jpeg

Sporting kampion në Portugali, Mihaj jep një…dorë

Sporting Lisbonë fitoi titullin kampion në Primiera Liga të Portugalisë. Ndonëse ata ishin vetëm një ‘hap’ larg trofeut skuadra e trajnerit Ruben Amorin festoi nga ‘divani’ pasi ndjekësi më i afërt Benfika u mund 2-0 nga Famaliçao e mbrojtësit kuqezi Enea Mihaj.
Aq është dashur dhe tifozët e Sporting të vërshonin në rrugët e Lisbonës për të festuar titullin jubile 20 me ngjyrat e tyre.
Ata ishin shpallur kampionë për herë të fundit në vitin 2021 me ish lojtarin e tyre në vitet 1997-2003 Kristiano Ronaldo i cili nuk pati nguruar të uronte ish skuadrën e tij. Tani radhën do ta ketë ceremonia zyrtare.
Kampionati portugez ka në program dhe dy javë.

Vazhdo leximin

Burimi