Steven Zhang: Inter nuk është në shitje, Skriniar i jashtëzakonshëm

Presidenti i Interit, Steven Zhang, ka festuar gjithashtu kualifikimin e Interit në 1/16 e Champions League.

“Trajneri dhe lojtarët po bëjnë mirë, puna e bërë në 4-6 vitet e fundit është bërë për të përmirësuar klubin dhe kjo duket. Kalimi i raundit është një lajm i mirë për të ardhmen tonë.

Nuk po flas me asnjë investitor dhe Interi nuk është në shitje. Në 3-4 vitet e fundit klubi është në qendër të spekulimeve të ndryshme por ne jemi të fokusuar te fitoret.

Rezultati i sotëm është i rëndësishëm, askush nuk mund ta imagjinonte gjashtë vite më parë dhe tregon se zgjedhjet për klubin janë të duhurat, ne jemi një ekip fitues brenda dhe jashtë fushës. Suksesin ua dedikoj gjithmonë tifozëve, punonjësve dhe familjes time.

Skriniar? Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, ai e di se sa shumë kujdesem për të dhe kam besim se do të jemi në gjendje ta mbajmë atë”, është shprehur presidenti i Interit./ h.ll/abcnews.al

Lexo me shume