Strakosha dëmtohet duke pritur penallti, debutimi në Premier shtyhet për vitin e ardhshëm

Thomas Strakosha dëmtohet dhe do të duhet të qëndrojë disa javë larg fushave të futbollit. Portieri 27-vjeçar i kombëtares shqiptare ka dëmtuar ligamentet në stërvitje me brentfordin, teksa i ka pritur nëj penallti shokur të skuadrës, Kristoffer Ajer.

Dëmtimi pritet ta lërë disa javë larg fushave gardianin shqiptar, që nuk ka debutuar ende në Premier League, ku u transferua si lojtar i lirë verën e kaluar, pasi i kishte përfundur kontrata me Lazion.

Strakosha ka luajtur vetëm një ndeshje si titullar me Brentford, edhe atë në Carabao Cup, ku ia doli të mbajë portën të paprekur, ndërsa për debutimin në kampionat do të duhet të presë vitin e ardhshëm.

Lexo me shume