Stresi: Me Noizyn takohemi shumë shpesh pa praninë e askujt

Noizy dhe Stresi i befasuan të gjithë pasi më 14 gusht u shfaqën bashkë në “Alpha Shoë”. Ata duket se i dhanë fund armiqësisë të krijuar ndër vite dhe vendosën të bëjnë paqe.

Së fundmi, Stresi ka thënë gjatë një interviste për Prive se çdo gjë ecën me moshë, duke shtuar se kur ka ndodhur sherri i tyre kanë qenë shumë të rinj.

“Në radhë të parë e falënderoj shumë ZinZinin. Ka qenë një përkrahje shumë e madhe, mendoj që është pritur prej 13 vitesh. Ne jemi rritur jemi 35-vjeç nuk jemi më 22 vjeç sepse kemi reaguar ndryshe. Kur vjen një moshë tjetër robi ndërgjegjësohet”, tha reperi.

Më tej, ai foli edhe për koncertin Alpha Shoë, duke e konsideruar një emocion të madh. Sipas Stresit, ata takohen shpesh pa praninë e askujt.

“Alpha Shoë ka qenë një emocion shumë i madh. Mendoj se është mbajtur në mend hapja e koncertit dhe përqafimi i ynë. Për sa i përket bashkëpunimit tonë është sekret shumë i madh. Ne kemi shumë për të dhënë, kemi shumë koncerte bashkë. Do të kemi edhe shumë në vazhdim bashkë. Takohemi shumë shpesh pa praninë e askujt”, u shpreh ai./abcnews.al

Lexo me shume