Subvencioni i grurit/ Fermerë s’përfitojnë subvencionet, dokumentacioni i vështirë për t’u plotësuar

Koha në të cilën jemi është sezoni i mbjelljes së grurit. Për shkak të krizës botërore të mungesës së grurit që filloi pas nisjes së luftës Rusi-Ukrainë, qeveria vendosi që këtë vit të mbështesë me subvencione direkte në vlerën e 30,000 lekëve fermerët që kultivojnë jo më pak se 1 ha grurë.

Kjo është mbështetje për kultivimin e grurit për sezonin e ri të mbjelljeve. Por në Fiks Fare u ankuan fermerët nga  Maliqi pasi ata kanë vështirësi në mbledhjen e dokumentacionit për të përfituar nga subvencioni i grurit.
Ata shprehen se kanë mbjellë hektarë me grurë, por që nuk i dokumentojnë dot, pasi tokat i kanë marrë me qira dhe pronarët janë jashtë shtetit për t’u plotësuar dokumentacionin përkatës.

Përgatitjet e  dokumenteve për subvencion është shumë i sikletshëm sepse toka është e ndarë në shumë parcela të vogla. Po kështu asnjë garanci kundrejt dëmtimeve që mund të vijnë nga moti i keq nuk i siguron të mbjellat e tyre. Sipërfaqja sivjet është shtuar më grurë, por përsëri ka vështirësi dhe nuk kanë siguri deri në korrje.
Njëri prej fermerëve z. Orahanaj shprehet vetëm dy ditët e fundit kanë mbjellë diku tek  15-16 ha me grurë. “Në momentet e para të vetëdeklarimit kam deklaruar 44 ha. Por meqë ishte fillimi dhe tokat ofrohen me qira më pas, nga njerëzit që nuk mund t’i punojnë ose janë të larguar, unë kam kaluar në 53 ha dhe më pas i kam deklaruar pranë AZHBR-së  47 ha”  Këto sipërfaqe fermeri ua ka marrë me qira gati 150 fermerëve,  të cilëve u duhet t’u marri të gjithëve  AMTP ( Akti  i Marrjes së Tokës në Pronësi), që sipas tij është e pamundur pasi shumica janë larguar jashtë shtetit.
Edhe pse kanë mbjellë sipërfaqe të mëdha  dhe janë kanë plotësuar kushtet që nga fara e fiskalizuar, sërish nuk e dinë nëse do jenë fitues të subvecionit.
Të njëjtin problem me dokumentacionin e tokës kanë edhe fermerët në fshatin Orman-Pojan. Perenc Kreka fermer, pohoi për Fiksin se ka mbjell 12 ha grurë dhe vetëm 10 ha. “Dokumentacioni është shumë i vështirë të plotësohet. Njerëzit janë larguar komplet si familje, në Amerikë, Angli, Francë ” tha ai.  Edhe  fermeri Vasil Plasa nga Pojani shprehet se ka mbjellë 30 ha grurë , por me letra ka vetëm 20 ha.
Fiksi foli edhe me agronomin e Bashkisë Maliq, z. Aurel Zenollari.
Edhe  ai foli mbi vështirësitë që kanë hasur fermerët  pasi parcelat e mbjella nga ta janë të pjesëzuara, dhe prandaj dokumentet janë tepër voluminoze.  Pyetjes së Fiksit që a ia vlen të mbjellësh grurë duke patur parasysh edhe dëmtimet  që vijnë nga natyra, z. Zenollari u shpreh se dëmin më të madh në grurë e bën breshëri.
Pra shteti i mbështet në mbjelljen e kulturës së grurit, por dokumentacioni është i vështirë për t’u plotësuar dhe nuk ofron asnjë  siguri kundrejt dëmtimeve që mund të vijnë nga moti i keq.

FOTO GALERI
1/5

Top ChannelLexo me shume