Sufllaqja 8 euro, qytetari i ankohet kancelarit gjerman: Të lutem fol me Putinin, ulni çmimet

Një qytetar i është ankuar kancelarit gjerman Olaf Scholz për çmimin e shtrenjtë të sufllaqeve.

Video ku ai i kërkon kancelarit të ulë çmimin e sufllaqeve është bërë virale.

Ngjarja ka ndodhur gjatë vizitës së kancelarit gjerman në qytetin jugor të Mynihut në fundjavë. Në video duket burri i cili i thotë kancelarit: Paguaj tetë euro për një sufllaqe. Ju lutem flisni me Vladimir Putin, unë do doja të paguaja katër euro për sufllaqen, jo 8.

Gjithashtu ai i kërkoi kancelarit gjermane të bisedonte me presidentin rus për të siguruar furnizimin me gaz natyror. Scholz i buzëqeshi burrit, por nuk bëri asnjë koment dhe hipi në makinën e tij i rrethuar nga truproja.

Gjermani po përballet me krizën më të madhe energjitike në historinë e saj për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, e cila ka çuar në ndërprerje në furnizimet me naftë dhe gaz dhe ka çuar çmimet në nivele rekord./abcnews.al/

Lexo me shume