Suksesi i ‘’fshehur’’ në tregimet e Niko Kacalidhës dhe novelën e Thanas Dinos

Pirro Naçi

Le të jemi të sinqertë, asnjë botues i huaj nuk do të marë mundimin të botojë një libër nëse nuk është në gjendje të krijojë një opinion personal, por edhe duke respektuar lexuesit profesionist të tij. Këtë ka bërë me kohë botuesi ‘’NIKAS’’ në Athinë me veprat e Niko Kacalidhës. Kohët e fundit shtoi edhe një tjetër shkrimtar nga anët tona , Thanas Dinon, me novelën ‘’Prishja’’.

Kacalidha, pak javë më parë me botimin ‘’Trumëzat e erërave’’ na befasoi me zhanrin e ri në krijimtarinë e tij. 128 tregime të shkurtra, enciklopedia e jetës, pikënisje dhe destinacione nga vendlindja e dashur. Ndarjet, udhëtimet dhe qëndrimet, kujtimet e fëmijërisë dhe të të rriturve, të qeshurat dhe lotët, nostalgjia dhe hidhërimi, gëzimi dhe krenaria, përzihen në histori dhe përhapin aromat e trumëzave . Tregimet klasike të kësaj përmbledhje dallohen për tematikën e tyre të larmishme, fjalën dinamike, shkrimi mjeshtëror, bollëkun e referencave sociologjike dhe psikografike, elementet folklorike dhe idioma foljore, që japin vulën e marrëdhënieve njerëzore dhe masën e zhvillimit në vende dhe në kohë. Αto pulsojnë nga vitaliteti, nga përshkrimet magjepsëse e të hollësishme.

Tregimet e renditura janë transkriptuar në gjuhën moderne greke, duke respektuar dhe e ndërthurur me stilin e traditës krahinore. Ai bën pjesë në njerëzit e shkollës së ‘’Zotërve të Gjuhës’’. Dhe ai ëdhtë me fat se zotëron dy gjuhët, greqishten dhe shqipen. Jo vetëm zotëron por shkruan bukur në të dyja ato. Kacalidha udhëton në një univers letrar origjinal të gdhendur, herë me realizëm e herë duke ndjekur ëndrrën. Poezia, filozofia, etnografia dhe letërsia klasike shkrihen në mënyrë harmonike, duke i dhënë lexuesit një libër që udhëton dhe është gjithmonë në lëvizje. Arti lind art – në veprat e Kacalidhës dhe vetëm studimi i tij i thellë zbulon krijuesin e vërtetë. Ky është Kacalidha, gjithmonë duke rritur ‘’stekën’’ e krijimtarisë së tij. Për Thanas Dinon botuesi ‘’NIKAS’’ i ka sjellë lexuesve të tij një përkthim nga shqipja të novelës ‘’Prishja’’ ( I Halasia)…

Titulli në greqisht të kujton padyshim një nga këngët më të njohura dhe më të dashura epirote që të prekin dhe lënë gjurmë…për fatkeqësitë dhe tmerin e përcjellë nga brezi në brez të një epoke të largët , të një historie që nuk harojmë dot… Por historia ka një problem, të cilin shumica prej nesh (me shumë pak përjashtime – mendjet e ndritura) e kemi njohur që kur shkuam në shkollë. Është pak e mërzitshëme. Ka data, beteja, fitues dhe humbës, ushtri dhe të vdekur, shkaqe, raste, operacione dhe pasoja. Nuk ka njerëz – të paktën jo në një shkallë të vogël, nuk ka njerëz mish e gjak, nuk ka njerëz të zakonshëm, me mendime, marrëdhënie, urrejtje dhe pasione. Këtë boshllëk e ‘’mbulon’’ Thanas Dino me zhanërin letrar të novelës historike. Ai të vendosë në vendin e njerëzve që jetuan atëherë, të shohësh historinë me sytë e tyre, me një jetë “normale”, siç do të të thoshte ‘’dikush’’ që e ka jetuar, me mendime, ndjenja dhe ngjarje që nuk kufizohen vetëm në beteja apo periudha.

Një libër i përsosur i letërsisë për të mësuar historinë. Historinë e trojeve ku ai ka lindur dhe është rritur. Ngjarje dhe histori nga më të ndryshmet, sikur ka jetuar edhe ai me to, apo sikur i ka nxjerë nga ‘’vrima e çelësit’’.Tablo e ngjarje të atij vendi ku të krishterët përjetuan një periudhë të gjatë persekutimi. Disa u konvertuan nga uria. Disa flinin si të krishterë dhe u zgjuan si myslimanë, pa e ditur se si. Të gjithë përjetuan dhimbje, gëzime e fatkeqësi, një ‘’kronikë në gurë’’ jo vetëm për qytetin por më gjërë dhe më thellë në histori. Vrasjet, hakmarrjet, grindjet kompozojnë një novelë që i lë pa frymë lexuesit. Kryesisht, trondit fakti që të gjitha këto nuk i përkasin thjesht trillimit të Thanas Dinos, por historisë bashkëkohore të një vendi të veçantë. Një novelë e preferuar dhe e lehtë për ta lexuar. Botimet e fundit të dy shkrimtarëve, pasurojnë akoma më shumë vlerat e përbashkëta të të dy gjuhëve dhe kulturave tona të pasura, greke dhe shqiptare dhe siç thotë edhe Kadareja për krijimtarinë e Kacalidhën… ‘’bën pjesë në historinë e re, asaj që i përket e ardhmja’’.

Libri më i ri i shkrimtarit Niko Kacalidha

Lexo me shume