Sulm me thikë në Itali/ Një i vdekur dhe disa të plagosur, mes të dëmtuarve edhe futbollisti i njohur

Një ka vdekur dhe pesë janë plagosur pasi një person sulmoi me thikë qytetarët në një qendër tregtare në Itali.

Mes të plagosurve është edhe futbollisti Pablo Marí. Sulmuesi, një 46-vjeçar italian me probleme të shëndetit mendor pas sulmit është arrestuar nga karabinierët.
Sulmuesi, i cili kishte një vit që po trajtohej për një krizë të rëndë depresiv ka rrëmbyer një thikë nga raftet e supermarketit Carrefour dhe më pas ka goditur me thikë pesë klientë.  Sipas Tgcom24, hetuesit kanë përjashtuar menjëherë aktin terrorist.

Viktima është një punonjës i Carrefour rreth të tridhjetave. Një nga pesë të plagosurit u dërguan në spital me kod të verdhë, ndërsa tre të tjerët, lojtari i Monzas, një 40-vjeçar dhe një 72-vjeçar me kodin e kuq.
Ndërsa lehtë është plagosur një 81-vjeçar, i cili nuk është dërguar në spital.
Futbollisti spanjoll i Monzas, Pablo Marí u transportua në spitalin Niguarda në Milano, ndërsa i është bashkuar shefi ekzekutiv i klubit, Adriano Galliani dhe trajneri Raffaele Palladino.
Lojtari i marrë në formë huazimi nga Arsenali, është lënduar rëndë në gjoks, ndërsa është i ndërgjegjshëm.
 
 

Top ChannelLexo me shume