Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka mbajtur sot një takim me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshin dhe Sekretarin e 28-të të Mbrojtjes të SHBA-ve, Lloyd J. Austin.
Mësohet se në takim ata kanë diskutuar në lidhje me sulmet kibernetike të Iranit në Shqipëri dhe forcimin e mbrojtjes së sigurisë së shqiptarëve.
Kim theksoi edhe njëherë mbështetjen e SHBA-së ndaj vendit tonë, teksa dënoi sulmet e Iranit.
“U takuam sot me Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi për të diskutuar bashkëpunimin në mbrojtje, për forcimin e mbrojtjes kibernetike, duke përfshirë edhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd J.
Në takimin ministror të NATO-s në tetor – e kemi bërë të qartë se dënojmë sulmet kibernetike të kryera nga Irani kundër aleatit tonë të NATO-s.
Amerika do të mbështesë gjithmonë fuqimisht përpjekjet e Shqipërisë për të mbrojtur popullin dhe territorin e saj dhe për të kontribuar në qëllimin e NATO-s për të garantuar lirinë dhe sigurinë e të gjithë aleatëve”, shkruan ambasadorja në rrjetet sociale.
br> br>Lexo me shume