Sulmet kibernetike nga Irani, Rama zbardh takimin me kryeministrin e Izraelit: Çfarë diskutuam…

IZRAEL –  Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto gjate takimit që ai kishte sot me homologun e tij në Izrael, Yair Lapi. Rama krahas fotove të publikuara shkruan se ka biseduar me kryeministrin e Izraelit për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë kibernetike e të mbrojtjes, të ekonomisë dhe të turizmit.

“Me kryeministrin, Yair Lapid, për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë kibernetike e të mbrojtjes, të ekonomisë dhe të turizmit” shkruan Rama.

Prej mëngjesit të sotëm, kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një vizitë në Izrael.  Kjo vizitë e Ramës në Izrael vjen pas sulmeve kibernetike që qeveria e Iranit ndërmori ndaj Shqipërisë.

/abcnews.al/

 

Lexo me shume