Sulmet me dron dhe raketa ruse, rëndohet bilanci, midis viktimave një grua shtatzëne

Të paktën tetë persona u vranë nga sulmet ruse këtë mëngjes në Kiev dhe në rajonin Sumy të Ukrainës verilindore, njoftuan autoritetet lokale.

“Midis viktimave është një familje e re që prisnin një fëmijë”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky..

Ndërsa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë operacionin për gjetjen e të mbijetuarve nën rrënojat e ndërtesave të shembura në Kiev.

BBC raporton se mes katër viktimave në Kiev është edhe një grua shtatzëne. Pas sulmeve pati ndërprerje të energjisë elektrike në gati 600 qytete dhe fshatra. Rusia nisi sulmet “tërë natën dhe gjithë mëngjesin” për të “terrorizuar” civilët, tha banori i Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Por Ukraina thotë se ka rrëzuar dhjetëra të tjerë të ashtuquajtur “dronë kamikaze” të nisur nga Rusia si pjesë e sulmit. Ndërkohë, një avion ushtarak rus është rrëzuar në jug të vendit, duke i vënë flakën një blloku banesash në qytetin Yeysk./abcnews.al/

Lexo me shume