Sulmi me thikë në Milano, klubi i Monza: Vazhdo lufto siç di ti, je një luftëtar

Dje sulm tronditës me thikë është bërë në një nga supermarketet e Milanos.

Nga ky sulm ka mbetur i vdekur arkëtari i marketit, dhe disa të plagosur, ku mes tyre ishte dhe lojtari i Arsenal që është transferuar te Monza, Pablo Mari.

Për këtë ngjarje, ka reaguar klubi i Monzës:

“ I dashur Pablo, ne jemi të gjithë këtu pranë teje dhe familjes tënde, të duam, vazhdo të luftosh siç di të bësh, ti je një luftëtar dhe do të shërohesh shpejt”.

Me këtë mesazh, Monza ka dashur të shprehë mbështetjen e saj për mbrojtësin që u godit me thikë pas shpine në supermarket./ h.ll/abcnews.al

Lexo me shume