Kur vjen puna te trajnerët askush nuk heziton të bëjë lëvizjen fatale, me ndonjë përjashtim. Klubet në Superiore e jo vetëm, nuk mendojnë fare të gjejnë përgjegjësin për vështirësitë që mund të krijohen. Kushton më lirë të ndryshosh trajner dhe ndonjëherë edhe efekti është i menjëhershëm. Atëherë, mund të ndryshosh drejtimin teknik ende pa u mbyllur faza e parë e kampionatit në Superiore. Ç’rëndësi ka nëse matematika të lejon të rikthehesh edhe për titull.
Edlir Tetova është trajneri i tretë që e ka pësuar brenda tetë javësh e Shpëtim Duro është fryma e tretë me të cilin drejtuesit e klubeve në Superiore shpresojnë të ndryshojnë situatën. Përpara Egnatias e kishte bërë Kukësi me Gegën të larguar në javën e katërt e të zëvendësuar nga Enkelejd Dobi. Po ashtu edhe Teuta vendosi të shkarkojë Renato Arapin e ta zëvendësojë me Bledi Shkëmbin. Korçari, fitoren e parë e mori vetëm në javën e tetë, duke mundur me përmbysje pikërisht Egnatian e duke i shkaktuar rënien e pankinës.
Nuk ndodh pothuaj askund që tre trajnerë të kenë humbur pankinat ende pa përfunduar faza e parë. E llogaritë bëhen edhe më të rënda nëse kapesh në faktin që dy prej tyre ishin projekte të reja. Projekte, të cilëve drejtuesit që i aprovuan, nuk i dhanë kohën e duhur.
br> br>Lexo me shume