Superliga/ Egnatia e Duros befason Kukësin, Laçi triumfon ndaj Kastriotit

Shpëtim Duro e nis në mënyrën më të mirë aventurën në krye të Egnatias, duke marrë një fitore minimale 0-1 në transfertën ndaj Kukësit në “Kukës Arena”.

Një autogol i Ferreira në minutë e 82-të i dha 3 pikët rrogozhinasve. Verilindorët e Kukësit nuk arrijnë të çojnë në katër numrin e fitoreve radhazi dhe mbeten në kuotën e 11 pikëve, 7 më pak se Partizani kryesues.

Reagon mirë edhe Laçi, që pas dy barazimesh radhazi, gjen fitoren në transfertën ndaj Kastriotit. Kurbinasit ia dolën të marrin tre pikët falë një goli të Ujkës në minutën e 15-të, pas një skeme të realizuar në mënyrë perfekte nga skuadra e Laçit. Kjo është fitorja e dytë sezonale për kurbinasit, që parakalojnë Teutën dhe e lënë në fund.

Lexo me shume