Supersfida me PSG-në, policia nuk lejon tifozët e Marseille të shkojnë në Paris

Këtë të dielë në orën 20:45 “Parc des Princes” do të presë super sfidën e Ligue 1 mes Paris Saint-Germain dhe Marseille, që për shikuesit shqiptarë do të transmetohet ekskluzivisht në “SuperSport 2”.

Ndërsa duhen më shumë se 24 orë nga ky takim, mediet franceze bëjnë me dije se marsejezët do duhet të bëjnë pa “lojtarin e 12-të” në këtë takim, pasi policia i ka ndaluar tifozët e tyre të udhëtojnë në Paris.

Bazuar në këtë situatë mësohet se lojtarët e Marseilles do të mbajnë  një distinktiv që thotë “si një”, në fanellën e tyre për të nderuar mbështetësit e tyre.

Lexo me shume