Synohet një tjetër mrekulli, Ilir Daja zgjedh të besuarit për ndeshjen ndaj Sivassporit

Në orën 21.00, Ballkani do kërkojë një tjetër sukses ndaj Sivassporit, në takimin që do mbahet për Conference League. Pak më parë janë publikuar titullarët, me trajnerin e dardanëve, Ilir Daja që ka preferuar të mos bëjë ndryshime.

Situata te ky grup është mjaft interesante, pasi të gjitha ekipet janë në garë për t’u kualifikuar tutje. Nëse ekipi nga Suhareka do ia dalë apo jo të bëjë një tjetër befasi, këtë do e kuptojmë vetëm pas 90 minutëshit. Më poshtë keni titullarët.

Ballkani: Frashëri, Ar. Thaqi, Jashanica, As. Thaqi, Potoku, Dellova, Emërllahu, Zyba, Korenica, Krasniqi, Rrahmani.

Sivasspor: Vural, Paluli, Osmanpasa,Goutas, Ciftci, Charisis, Yalcin, Sabia, Gradel, Yesilyurt, Yatabare

(BalkanWeb)

Lexo me shume