Tabaku: Pasaportat e arta dhe amnistia fiskale vijë e kuqe e BE-së

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, njëkohësisht kryetarja e Komisionit të Integrimit analizoi në një dalje për mediat progres raportin e BE.

Për Tabakun, raporti tregon përkeqësimin e një sërë treguesish për Shqipërinë, teksa theksoi si dy nisma që nuk mbështeten nga Bashkimi Europian, iniciativat e qeverisë për amnistinë fiskale dhe pasaportat e arta.

Tabaku foli edhe për një intimidim të gjyqësorit nga politika.

Edhe ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi në një dalje për mediat nga selia e Partisë Demokratike e cilësoi raportin si një listë të gjatë gjetjesh të Bashkimit Europioan të shkeljeve dhe korrupsionit të qeverisë së drejtuar nga Edi Rama./abcnews.al./

Lexo me shume