Takimi i Ramës me shqiptarët në Athinë, Anila Basha: Njerëzit qanin. Policia na rrethoi avionin_664326de27377.jpeg

Takimi i Ramës me shqiptarët në Athinë, Anila Basha: Njerëzit qanin. Policia na rrethoi avionin

Takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Athinë është kryefjalë në mediat në vend dhe ato greke. Gazetarja Anila Basha e ftuar në ”Top Story”, tregoi momentet kur avioni u ul në Athinë, duke thënë se kishte një kontroll të lartë policie. Ajo tha se ishin mbledhur shumë njerëz, duke shtuar se pa dhe nga ata që qanin.
“Kur u nisëm nuk pritej kjo atmosferë, dhe pse lajmet që na vinin ishin se njerëzit kishin nisur të vinin. Kishin kaluar në kontrolle të shumta policie, po ashtu avioni u rrethua nga forca të shumta policie, ishte e frikshme, këtë e kam parë vetëm në Afganistan.
Menduam se do na kontrollonin dhe ne, por na thanë që bëhej për arsye sigurie. Kishin zbrazur autostradën, asnjë makinë. Kur shkuam në stadium pamë një atmosferë shumë elektrizuese. Njerëzit qanin”, tha ajo.

Burimi