Takimi i Ramës në Athinë, Ilir Meta: Çoi administratën në ekskursion. Mua po më presin çunat e Londrës_664253ee2ab4a.jpeg

Takimi i Ramës në Athinë, Ilir Meta: Çoi administratën në ekskursion. Mua po më presin çunat e Londrës

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta takimin e kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Athinë, e quan një tallava. Meta akuzoi se Rama zhvendosi administratën shtetërore për të mbushur “Teatrin e Krishtlindjeve” në stadiumin në mes të Athinës.
“Tallavaja më e fundit që u shndërrua në një furtunë memesh anembanë globit që nuk çudit askënd. Është një regjim i kalbur dhe i korruptuar deri në palcë, të gjithë e dinë që administrate e bashkive dhe shtetërore zhvilluan një ekskursion në Athinë dhe është një rast i qartë i shpërdorimit të pozitës së kryeministrit për qëllime partiake dhe abuzive duke shkuar me të gjithë administratën. Ishte e pamundur që koha të kalonte pa këngëtarët, ky ishte i vetmi element pozitiv për ata pak shqiptarë që shkuan në atë tallava”, tha Meta.
Në një konferencë për gazetarët, Meta tha se Partia e Lirisë është pro votës së diasporës dhe njoftoi edhe një tur takimesh me emigrantët, duke thënë se çunat e Londrës mezi po presin.

Burimi