Takimi i Ramës në Athinë, Panajot Barka: E papranueshme që nuk u interpretua himni grek_66439dc04e9a9.png

Takimi i Ramës në Athinë, Panajot Barka: E papranueshme që nuk u interpretua himni grek

Panajot Barka ka komentuar në “Real Story” në ABC News takimin e Ramës në Athinë. Ai e quan atë një sukses personal të Edi Ramës, por Barka theksoi se mungesa e flamujve grekë mes atyre shqiptarë në shkallët e stadiumit ishte një gabim. Po kështu edhe mosekzekutimi i himnit kombëtar grek.
“Unë mendoj se që nga dje jemi në një nivel tjetër të marrëdhënieve dhe këtu vihet në qendër Edi Rama. Ai shfrytëzoi ato ‘artificat’ për të qenë më i shpenguar në fjalimin e tij dhe të gjitha rezultatet e fjalimit dhe vizitës së tij janë në favor të Edi Ramës në aspektin personal. Por do të kisha disa rezerva për sa i përket ecurisë së marrëdhënieve mes dy vendeve, vërtetë Rama përdori një retorikë evropiane, por pas kësaj retorike kishte disa gjëra të cilat mendoj që do jenë pengesë dhe do të vështirësojnë klimën e marrëdhënieve. Së pari, ata që Rama u tha jeni qytetarë grekë dhe jeni të barabartë me grekët, jo shërbëtorë të dikurshëm, por të zotët e së njëjtës shtëpi nuk kishin asnjë flamur grekë. Në mënyrë shumë të papranueshme nuk interpretua, himni kombëtar grek dhe kjo është totalisht e papranueshme në një festë ku ti pretendon që ata janë të pabarabartë me grekët”, tha Barka.
Mes të tjerash ai e cilësoi gjithashtu të gabuar faktin që Edi Rama solli në vëmendje operacionin “fshesa” apo dëbimin e çamëve nga Greqia e veriut.

Burimi