Takimi me babain e Meritonit, befason Ilnisa: Ishte situatë shumë e çuditshme sepse ngriva_6643ef8f9ecd1.jpeg

Takimi me babain e Meritonit, befason Ilnisa: Ishte situatë shumë e çuditshme sepse ngriva

Gazetarja dhe ish-banorja e ”Big Brother Albania Vip 3”, Ilnisa Agolli e ftuar në emisionin “Mos i bjer me top”, rrëfeu për herë të parë përvojën dhe emocionet që përjetoi kur u takua me babanë e Meritonit dhe vëllain e tij. Në një rrëfim të sinqertë, ajo zbuloi se si ndjeu dhe si u ndikua nga ky takim i veçantë.
“Në të njëjtën mbrëmje që i bënë surprizën Meritonit, u takova me babanë e tij dhe Rinorin. Ishte emocionuese”, tregoi Ilnisa, duke u ndalur për një moment për të përshëndetur familjen e Meritonit.
Ajo theksoi ndjenjën e fortë të emocionit dhe papritmasit që e kapluar në ato momente të veçanta. ”Jam një njeri shumë i çiltër në ndjesinë e parë, por shumë emocionale kur bëhet fjalë për gjërat që i do dhe do t’i ruash dhe t’i kesh në jetë”.
Përjetimi i saj ka qenë i thellë dhe i mbushur me ndjenja, ajo i kujtoi ato momente në emision me një pasqyrim të ndjenjave të ngrohta. “I pashë portalet atë mëngjes edhe vazhdova ditën me një buzëqeshje në fytyrë”, shtoi ajo, duke treguar se kjo përvojë la një ndikim të qëndrueshëm dhe pozitiv te ajo.

Burimi