Takimi me shqiptarët në Athinë/ “Njerëzit qanin”, gazetarja tregon momentin kur delegacioni i Ramës zbriti në aeroport: Policia na rrethoi avionin, ishte e frikshme

Takimi i Edi Ramës me shqiptarët e Greqisë këtë të diel, u kthye në kryefjalë në mediat shqiptare dhe ato greke.

Gazetarja Anila Basha në Top Story, tregoi momentet kur avioni i Ramës u ul në Athinë, duke thënë se kishte një kontroll të lartë policie. Po ashtu ajo tha se ishin mbledhur shumë njerëz, duke shtuar se pa dhe nga ata që qanin.
“Kur u nisëm nuk pritej kjo atmosferë, dhe pse lajmet që na vinin ishin se njerëzit kishin nisur të vinin. Kishin kaluar në kontrolle të shumta policie, po ashtu avioni u rrethua nga forca të shumta policie, ishte e frikshme, këtë e kam parë vetëm në Afganistan.

Menduam se do na kontrollonin dhe ne, por na thanë që bëhej për arsye sigurie… kishin zbrazur autostradën, asnjë makinë. Kur shkuam në stadium pamë një atmosferë shumë elektrizuese. Njerëzit qanin”, tha ajo.

Top Channel

Burimi