Targat ilegale, afron afati! Ministria e Brendshme e Kosovës: Shumë pak janë ndërruar

Kanë mbetur tri javë deri në përfundimin e afatit për ndërrimin e targave nga ato ilegale “KM” në të Republikës së Kosovës.

Për rreth dy muaj interesimi i qytetarëve serbë që të heqin dorë nga targat që lëshon Serbia për territorin e Kosovës është i ulët, ku sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme janë konvertuar vetëm nëntë vetura.
Në këtë fazë po shihet e domosdoshme shtyrja e afatit që përfundon më 31 tetor.

Nëse shohim numrin e veturave të regjistruara është e natyrshme të kërkohet shtyrje e afatit. Nëse nuk ka një shtyrje mund të përballemi me tensione në pjesën veriore, që mendoj se nuk është në interes të askujt.
E arsyet pse serbët po hezitojnë të kryejnë këtë detyrim dhe kërkohet shtyrje e afatit mendohen të jenë tërësisht me politikën.
Qytetarët nuk regjistrojnë veturat është se nuk shohin ndonjë përfitim nga targat RKS krahasuar me ato KM që i kanë aktualisht. Tjetër arsye është se pjesa më e madhe e serbëve udhëtojnë për në Serbi dhe është më e lehtë. Mbi të gjitha, ka pasur shumë paqartësi për procesin politik dhe për udhëzimet që duhej të vinin nga partia kryesor në Beograd që përfaqëson interesat serbe në dialog.
Shtyrjen e afatit për ndërrimin e targave e ka rekomanduar edhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
Mirëpo, Qeveria nuk planifikon të shtyjë afatin përtej 31 tetorit, duke thënë që për procesin ka pasur njoftim qysh në qershor dhe se fushata informuese ka filluar në korrik.
Për çështjen e ndërrimit të targave nga qeveria e Kosovës shtojnë se problem paraqesin frikësimet, kërcënimet e sulmet nga strukturat ilegale të udhëhequra nga Beogradi që nuk kanë afat.
Në Kosovë në qarkullim janë rreth 10 mijë vetura që mbajnë targat ilegale të lëshuara nga Serbia e pas 31 tetorit të gjithë ata që nuk kane kthyer targat në RKS do të përballen me masat pasuese duke përfshirë edhe konfiskimin e automjeteve.
E disa qytetarëve serbë, pas kthimit të targave në RKS u janë djegur veturat dhe pronat e tyre nga persona të panjohur, për të cilët policia po vazhdon ende të kryej hetime.
Nga 1 shtatori deri më 31 tetor është afati për ndërrimin e targave, pa taksa.

Top ChannelLexo me shume