Taulant Seferi “shpërthen” me një gol dhe asist, hyn në garë për golashënuesin e kampionatit_6643bd33e0ef2.jpeg

Taulant Seferi “shpërthen” me një gol dhe asist, hyn në garë për golashënuesin e kampionatit

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Taulant Seferi dhuroi spektakël në barazimin që skuadra e tij Bani Yas mori ndaj Al Bataeh me ndeshjen e përfunduar me shifrat përfundimtare 3-3, takim i vlefshëm për javën e 23-të të kampionatit së Emirateve të Bashkuara Arabe.
Në minutën e 57’, teksa ekipi i tij po humbiste me shifrat 0-2, Seferi shndërron në gol një top të ardhur nga goditja e këndit, duke e gjuajtur me kokë dhe realizuar golin e par të ndeshjes për të tijtë. 
Seferi nuk do të ndalej me kaq, teksa do të jepte edhe një asist në golin e barazimit të përkohshëm 2-2.
Edhe pse sulmuesi bëri maksimumin e tij, përsëri skuadra e Bani Yas nuk mundi të hipotekonte 3 pikët dhe marrë vetëm një barazim.
Ky ishte goli i 10 i Taulant Seferit në kampionat, duke hyrë në garë për golashënuesin më të mirë, edhe pse sulmuesi që kryeson renditjen, Khiribin gjendet në kuotën e 16 golave, 6 më shumë se legjionari ynë.

Burimi