“Të du moj çik”/ Erjoni i kërkon rikthim, Mikela: Vija në Kosovë e më lije të të prisja, boll bëra për ty u shterova!

Distanca duket se ka qenë arsyeja e ftohjes së marrëdhënies midis Mikelës dhe Erjonit, por megjithatë Erjoni sot në “Përputhen” po kërkon një mundësi të dytë për rikthim të romancës mes tyre.

Mikela nga ana tjetër gjatë debatit mes tyre I ka shprehur Erjonit se e kishte lënë shumë pas dore dhe vinte në Tiranë një herë në dy muaj për ta takuar, ndërsa edhe kur ajo vetë shkonte në Prizren për ta takuar, ai e linte të priste.
Ish-konkurrenti e sqaroi Mikelën se të gjitha këto kishin ndodhur për shkak se po mundohej të stabilizonte punën e të kthehej në Tiranë që të jetonin bashkë.

Erjoni: Koha që kam kaluar me ty ka qenë gjëja më e bukur që kam kaluar. Kur dolëm jashtë mes nësh çdo gjë ka qenë në rregull. Të dy ishim shumë të lumtur. Distanca do të ishte një problem shumë I madh për ne, ishe ti ajo që thoje që kjo gjë nuk do të jetë problem, por e dija që do të përfundonim në këtë mënyrë pasi distanca do të bënte të veten.
Mikela: Nuk do të thotë që unë duhet të anashkaloja çdo gjë e të takoheshim një herë në dy muaj. Ti vije një herë në dy muaj.Një ditë që vije kalonim bukur dhe ti ikje dhe vazhdoje jetën duke më harruar mua këtu. Edhe kur unë vija tek ty, ri vazhdoje punët e tua dhe më lije vetëm dhe kjo gjë nuk më dukej fare normale. Unë skam pse I kthehem një rruge që e di si mbaron.
Erjoni: Ka qenë një periudhë shumë e vështirë për mua, duhej të më qëndroje pranë ndërsa ti hoqe dorë.
Mikela: U shterova, bolla bëra për ty nuk mund të bëja më shumë. Kam luftuar shumë në program e nuk mund të luftoj gjithmonë e të vij nga pas.
Erjoni: Une te kam thënë që do lë Kosovën e do të vij në Shqipëri, se të du moj çik.

FOTO GALERI
1/16

Top ChannelLexo me shume