Të fshehur në një furgon, e qara e një fëmije zbulon 16 refugjatë në kufirin Gjermani-Austri

Policia gjermane arriti të zbulonte dhjetra refugjatë, të rritur dhe fëmijë që ishin fshehur në një furgon gjatë një kontrolli në kufirin austriak falë një fëmijë që po qante.

Duke hapur derën e kamionit, oficerët e policisë gjermane u habitën kur panë fëmijë të vegjël e të frikësuar në krahët e prindërve të tyre. Shtatë të rritur, nga 25 deri në 30 vjeç, dhe nëntë fëmijë, nga 2 deri në 5 vjeç, ishin shtrirë në kamion, disa mbi njëri-tjetrin.

Sipas deklaratave, shtatë të rriturit kanë deklaruar se janë prindër të nëntë fëmijëve. Në fakt, sipas asaj që i kanë thënë policisë, ata janë shtetas turq me origjinë kurde.

Sipas informacioneve, shoferi u arrestua nga autoritetet dhe po përballet me akuza penale për trafik të paligjshëm të të huajve në kushte çnjerëzore dhe të pafavorshme.

Me mbështetjen e policisë gjermane, refugjatët u dërguan në stacionin e policisë federale në Garmisch-Partenkirchen. Siç raporton gazeta gjermane, refugjatët nuk kishin dokumente. Fotot e refugjatëve në furgon u publikuan nga autoritetet gjermane.

/abcnews.al

Lexo me shume