“Të gatshëm për veri, Mitrovica është Shqipëri”/ Tifozët gjakovarë me thirrje nacionaliste gjatë ndeshjes së basketbollit

Vëllazërimi dhe Trepça, zhvilluan një ndeshje spektakolare basketbolli në palestrën e stërmbushur “Shani Nushi” të Gjakovës.

Tifozët gjakovarë në derbin e Superligës shpalosën një parullë nacionaliste: “Të gatshëm për veri, Mitrovica është Shqipëri”, ndërkohë që dogjën edhe një flamur serb.
Por, një skenë e habitshme që u pa dhe u dëgjua në këtë palestër, ishte ajo që ndodhi në momentin kur u këndohej himnit të Republikës së Kosovës.

Tifozët gjakovarë në kor e vërshëllyen dhe e kontestuan himnin e kosovar dhe më pas, ata filluan ta këndonin në sallë himnin kombëtar shqiptar.

Top ChannelLexo me shume